Schulden beim Jobcenter und Sozialamt | Borxhet ndaj Zyrës së Punës dhe Zyrës së Ndihmës Sociale

Edhe ndaj institucioneve të ndihmës sociale, siç janë Zyra e Punës (Jobcenter) ose Zyra e Ndihmave Sociale (Sozialamt), mund të krijohen borxhe. Ato lindin kryesisht nga kërkesa për kthimin e parave te huazuara dhe kerkesa per rikthimin e përfitimit/ndihmës financiare të marra pa të drejtë.

Nëse gjendeni në një situatë të tillë, është e rëndësishme të dini nga cili institucion vjen kërkesa. Rregullat janë të ndryshme, në varësi të faktit nëse dikush merr përfitime sipas Kodit Social II („Bürgergeld“) apo ndihmë sociale sipas Kodit Social XII (ndihmë për jetesë, sigurim bazë për të moshuarit ose për personat me aftësi të kufizuara).

Borxhet nga paratë e huazuara

Kushdo që për shkak të rrethanave të veçanta të jetës ose nga një situate të vështirë ka nevojë për më shumë para për nevojat e tij të përditshme dhe nuk mund t’i mbulojë këto nga pagesat mujore të institucionit ose nga pasuria e tij, mund t’i jepet një hua për një nevojë të paevitueshme pas paraqitjes së një kërkese.

Shembuj të një nevoje të paevitueshme:

  • Para për sigurimin e banesës në rast borxhi të qirasë ose faturash të papaguara për energji elektrike apo ujë
  • Depozitë për marrjen me qira të një banese të re
  • Riparime të domosdoshme të sobës ose lavatriçes
  • Blerja e domosdoshme e rrobave të reja dimërore për fëmijët që po rriten
  • Zëvendësimi në rast të vjedhjes ose humbjes

Për çfarë mund të merret një hua dhe, mbi të gjitha, në çfarë kushtesh duhet të kthehet, varet kryesisht nga fakti nëse dikush merr përfitime/ndihmë financiare sipas Kodit Social II [Zyra e Punës (Jobcenter)/Agjencia e Punësimit (Arbeitsagentur)] ose përfitime sipas Kodit Social XII (Zyra e shërbimit Social).

Tek shtesat qytetare „Bürgergeld“ (Kodi Social II) kthimi i huasë është e përcaktuar me ligj. Për sa kohë që dikush merr shtesa qytetare „Bürgergeld“, kërkesa për kthimin e huasë nga Zyra e Punës shlyhet duke ulur nevojën e rregullt me 5% që nga muaji i dhënies së huasë. Nëse dikush nuk merr më shtesa qytetare „Bürgergeld“, p.sh. për shkak të fillimit të një pune të re, dhe në atë moment huaja ende nuk është shlyer, atëherë shuma e mbetur e borxhit bëhet e plotë dhe duhet të paguhet menjëherë.

Tek ndihma sociale, kthimi i huasë nuk është e përcaktuar me ligj, por përcaktohet individualisht me një vendim të caktuar ose sipas rregullave të paracaktuara në kontratën e huasë. Parakusht për një kërkesë për kthim është gjithmonë që situata e vështirë, për të cilën u desh të merrej një hua, të mos ekzistojë më dhe që me kthimin e huasë, personin mos ketë sërish nevojë për ndihmë. Këtu gjithmonë merret parasysh aftësia ekonomike e huamarrësit.

Borgjet nga rikthimi i përfitimeve

Në rastet e mëposhtme, Zyra e Punës (Jobcenter) ose Zyra e Ndihmërs Sociale (Sozialamt) mund të kërkojë rikthimin e përfitimeve:

  • Shkaktimi i nevojës për ndihmë për shkak të sjelljes së pahijshme sociale
  • Përfitime të marra padrejtësisht për shkak të deklaratave të pasakta të personit, vlerësimit të gabuar të fakteve ose gabimeve në procedurën administrative që çojnë në një vendim të gabuar për përfitime.

1. Sjellje e pahijshme sociale

Për sjellje të pahijshme sociale në kuadër të shtesave qytetare „Bürgergeld“ ose ndihmës sociale flitet kur dikush me qëllim ose nga pakujdesia e ka shkaktuar vetë gjendjen e tij të vështirë ose nevojën për ndihmë. Për shembull, kur dikush lë vendin e tij të punës ose arsimit pa arsye dhe si rezultat humbet të ardhurat e tij të rregullta. Ose kur dikush brenda një kohe të shkurtër shpenzon një pasuri të madhe, megjithëse me të mund të kishte siguruar jetesën e tij.

Si në rastin e shtesave qytetare „Bürgergeld“ ashtu edhe në ndihmën sociale, personi është i detyruar të kthejë plotësisht përfitimin në rast të sjelljes së pahijshme sociale (§ 34 Kodi Social II,

§ 103 Kodi Social XII). Për këtë qëllim, zyra lëshon një vendim. Nëse personi është ende duke marrë përfitime në atë kohë, mund të bëhet një përllogaritje me të drejtën aktuale të përfi-timit. Kjo do të thotë që pagesa mujore e radhës do të jetë më e ulët, pasi autoriteti mban një pjesë të shumës së borxhit. Në rast të sjelljes së pahijshme sociale, kjo është 30 % e normës së rregullt (§§ 34, 43 paragrafi 2 Kodi Social II; § 26 paragrafi 2, § 104 Kodi Social XII).

Mund të ketë tërheqja nga kthimi i borxhit vetëm nëse kjo do të paraqiste një vështirësi për personin e prekur. Kjo duhet të shqyrtohet në çdo rast të veçantë. Megjithatë, pranimi i një rasti të vështirë ka kushte të rrepta dhe pothuajse gjithmonë duhet të fitohet nëpërmjet një procesi gjyqësor.

Kujdes: Ky lloj borxhi mund të trashegohet! Ky lloj borxhi duhet të kthehet vetëm nga personi të cilit mund t’i vihet në dukje sjellja e pahijshme sociale. Ata që nuk janë të përfshirë, si anëtarët e tjerë të familjes – edhe nëse bëjnë pjesë në komunitetin e nevojës së ndihmës – nuk janë borxhli.

2. Përfitime të marra pa të drejtë

Nëse vendimet për përfitimin financiar (Leistungsbescheid) ndryshohen ose anulohen për shkak të gabimeve dhe si pasojë ka pasur një pagesë të tepërt, bëhet një kërkesë për kthim nga Zyra e punës (Jobcenter-i) ose Zyra e Ndihmës Sociale ndaj personit të prekur.

Tek shtesat qytetare (Bürgergeld), shuma e kompensimit nuk duhet të kalojë më shumë se 10 % të shumës së nevojës së rregullt përkatëse (§§ 41, 43, paragrafi 2 Kodi Social II).

Në ligjin e ndihmës sociale ekziston vetëm një kufi i sipërm prej 30 përqind të shkallës së nevojës së rregullt 1; këtu, Zyra e Ndihmës Sociale (Sozialamt) ka një hapësirë të gjerë për të vendosur në lidhje me shumën e kompensimit.

Si në ndihmën sociale ashtu edhe në shtesat qytetare (Bürgergeld) (ndonëse në mënyrë të kufizuar), kompensimi është në vlerësimin e autoritetit. Ata duhet të vendosi në rastin konkret nëse dhe në çfarë mase do të bëhet kompensimi dhe ta argumentojë këtë vendim.

Kujdes: Nëse në vendimin për kthimin e përfitimeve të pranuara nuk ka asnjë shpjegim mbi zbatimin e vlerësimit, kjo është e paligjshme! Këtu duhet të bëhet ankim ndaj vendimit.

Nëse një person ka marrë një ndihmë financiare/përfitime pa të drejtë, i cili është shkaktuar vetëm nga një llogaritje e gabuar nga autoriteti, ai (përfitimi) duhet të kthehet vetëm nëse ka mundur ta njohë gabimin. Ndërsa, nëse ai ka besuar në saktësinë e këtij vendimi dhe, duke besuar në të, ka përdorur përfitimin e ndihmës financiare, ai nuk është i detyruar ta kthejë përfit- min e pasaktë.

Kur dikush është i sinqertë dhe mund të besojë në ligjshmërinë e veprimeve administrative, dhe kur, duke shqyrtuar me kujdes, ai mund ta kishte kuptuar gabimin vetë, gjithmonë është një çështje e vlerësimit të rastit konkret. Mospërfillja, për shembull, është e arsyeshme kur një përfitim që përsëritet rregullisht papritmas rritet pa arsye të dukshme, pa u shpjeguar në vendim.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.