Verbraucherinsolvenz | Procedura e Falimentit të Konsumatorëve (VIV)

Keni borxheve dhe nuk mund të paguani borxhet tuaja në vitet e ardhshme? Në këtë rast, një procedurë falimenti mund të jetë një rrugëdalje e mundshme.

Kujdes: Mund të ofrohet vetëm një pasqyrë e përgjithshme mbi procedurën e falimentit. Një procedurë falimenti nuk është një zgjidhje e shpejtë. Ndonjëherë ka arsye të mira që flasin kundër një kërkese për faliment. Prandaj, duhet të mendohet mirë nëse një procedurë falimenti është e arsyeshme. Kjo kërkon një këshillim të mirë dhe të serioz!

Kujdes: Të vetëpunësuarit duhet të bëjnë një kërkesë për një procedurë falimenti të zakonshme (RIV). Kjo ndryshon nga VIV kryesisht në atë që nivelet 1 dhe 2 eliminohen. RIV i referohet gjithashtu ish-të vetëpunësuarve, nëse ekzistojnë më shumë se 19 marrëdhënie borxhi ose nëse ndonjë nga kërkesat është për kontribute shoqërore ose paga për punonjësit që nuk janë paguar.

Si funksionon VIV?

Procedura mund të përshkruhet si një shkallë:

  • Niveli I: Përpjekje për një marrëveshje me të gjithë kreditorët.
  • Niveli II: Plani gjyqësor i pastrimit të borxheve (ky nivel mund të hiqet).
  • Niveli III: Procedura gjyqësore e falimentit.
  • Niveli i katërt: „Faza e sjelles së mirë“.

Me përfundimin me sukses të Nivelit të IV, do të merrni lehtësimi nga borxhet e mbetura. Kjo do të thotë që nuk do të jeni më të detyruar të paguani borxhet që kishit në fillim të procedurës së falimentit.

Niveli I: Përpjekja për Marrëveshje Jashtë Gjykatës

Kushti 1: Duhet të deklaroni të gjitha borxhet tuaja. Shpeshherë, nuk dihen më të gjitha borxhet. Tregojeni këtë në këshillim!

Kushti 2: Duhet të bëni kujdes që në të ardhmen të jetoni me paratë tuaja, pra të bëni vetëm borxhe që mund t´i paguani.

Së pari, duhet të përpiqeni të gjeni një zgjidhje me të gjithë kreditorët. Kërkoni ndihmë në një qendër këshillimi për borxhe (Schuldnerberatungsstelle) ose në një studio ligjore të specializuar (më mirë me një Vërtetim për ndihmë për këshillim -Beratungshilfeschein).

Është e rëndësishme që atje të deklaroni të gjitha borxhet (edhe nëse mund të mos jeni dokarod me kërkesat e borxhit). Po ashtu, duhet të deklaroni pagesat mujore! Informoni gjithashtu nëse keni ndonjë gjë të vlefshme (p.sh., makinë, siguracion jete, pronë).

Nëse arrihet një marrëveshje me të gjithë kreditorët (p.sh., nëse palë të tjera ofrojnë para), nuk është e nevojshme të fillohet një procedurë falimentimi. Nëse propozimi rregullatorë refuzohet, do të merrni një vërtetim. Ky vërtetim ju nevojitet për të aplikuar për procedurën e falimentimit. Kur të plotësoni aplikimin (formularin), duhet të kërkoni ndihmë.

Niveli II: Plani i Shlyerjes së Borxheve me Ndihmën e Gjykatës

(Ky nivel shpesh anashkalohet.)

Gjykata e Falimentimit vendos nëse do të përpiqet sërish për të arritur një marrëveshje. Kjo është e mundur nëse përpjekja për marrëveshje jashtë gjykatës ka dështuar për pak. Nëse shumica e kreditorëve (sipas numrit dhe shumës së borxheve) e pranon planin, gjykata e falimentimit mund të „detyrojë“ kreditorët që kanë refuzuar, ta pranojnë atë.

Niveli III: Procedura e Falimentimit përmes Gjykatës

Nëse niveli II duket i pamundur (ose ka dështuar), gjykata e hap procedurën e falimentimit për ju dhe e shpall atë në internet. Ajo emëron një administratore ose një administrator të falimentimit, për të kryer kryesisht 2 detyra:

  • Të verifikojë të gjitha kërkesat që kreditorët paraqesin ndaj jush.

Kujdes: Mund të ndodhë që kërkesat të paraqiten si „të ardhura nga veprat e paligjshme të qëllimshme“. Kjo mund të përfshijë edhe pagesat e papaguara të pensionit ushqimor. Kontrolloni nëse vërtet ekziston një veprim i paligjshëm i qëllimshëm; paraqitni një ankim në gjykatën e falimentimit nëse akuza nuk është e saktë. Nëse nuk paraqitni ankim, kjo kërkesë nuk do të përfshihet në shlyerjen e borxheve. Ka afate të shkurtra për ankimin. Merrni masa menjëherë!

  • Për të mbledhur pasuritë tuaja të konfiskueshme dhe të ardhurat e konfiskueshme dhe ndoshta edhe për të rimarrë pagesat nga muajt e fundit. Nëse mblidhet para, paguhen fillimisht kostot e procedurës së falimentimit.

Kujdes: Do të kontrollohet ajo që keni deklaruar në kërkesën për falimentim. Nëse nuk keni deklaruar të ardhura ose pasuri, ka rrezik që procedura e falimentimit të dështojë.

Niveli 4: „Faza e sjelljes së mirë“

Në fund të nivelit të III, procedura e falimentimit shfuqizohet me një vendim gjyqësor dhe fillon

„Faza e sjelljes së mirë“. Pjesa e konfiskuar e të ardhurave tuaja do të vazhdojë të tërhiqet. Nëse trashëgoni ndonjë gjë, duhet të dorëzoni gjysmën e saj. Megjithatë, ju dhe mund ta refuzoni trashëgiminë. Pagesat ndaj kreditorëve individual mund t’i bëni vetëm përmes administratores ose administratorit tuaj të falimentimit. Çdo ndryshim në jetën tuaj familjare ose financiare: ndryshim të vendit të punës, zhvendosje dhe fitime më shumë se 100 €, duhet t’i raportoni menjëherë.

Edhe nëse jeni të papunë, mund të aplikoni për VIV. E rëndësishme është që të angazhoheni aktivisht për të gjetur një vend pune, të aplikoni vetë dhe të pranoni çdo vend pune të arsyeshëm. Duhet të jeni në gjendje të vërtetoni që po kërkoni për punë.
Një punë me kohë të pjesshme pranohet vetëm nëse fëmijët tuaj kanë ende nevojë për kujdesin tuaj (për shembull, nëse nuk gjeni një vend në një kopsht) ose nëse nuk mund të punoni për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëse i përmbaheni këtyre rregullave, gjykata e falimentimit do t’ju shlyej borxhin e mbetur. Borxhet e papaguara nuk keni nevoje t‘ i paguani më.

Megjithatë, duhet të vazhdoni të paguani gjobat dhe ndëshkimet me para. Kjo vlen gjithashtu për borxhet që kanë lindur nga një vepër penale e kryer qëllimisht dhe që kreditori i ka paraqitur si të tilla (p.sh., dëmshpërblim për dhimbje ose kthimi i një shume parash të fituar në mënyrë mashtruese). Edhe borxhet e reja që lindin gjatë procedurës së falimentimit mbeten dhe duhet të paguhen nga ju.

Shlyerja e borxheve të mbetura mund të refuzohet nëse:

  • Në 3 vitet e fundit para aplikimit keni bërë deklarata të rreme për shkak të neglizhencës, kur keni aplikuar për një kredi ose shërbime publike.
  • Keni bërë deklarata të rreme në kërkesën për falimentim.
  • Në 3 vitet e fundit para aplikimit keni shpërdoruar pasuri ose keni krijuar borxhe të papërshtatshme.
  • Gjatë procedurës së falimentimit krijoni borxhe të reja që nuk mund t’i paguani dhe kështu vini në disavantazh kreditorët e falimentimit.

Sa kohë zgjat procedura e falimentimit?

Procedura e falimentimit zgjat 3 vjet pas hapjes së saj nga gjykata. Në fund, do të shpallet shlyerja e borxheve me një vendim gjyqësor.

Kujdes: Ruani këtë vendim gjyqësor me çdo kusht! Borxhet ende ekzistojnë. Kreditorët mund të ju kontaktojnë gjithashtu. Megjithatë, ju nuk jeni më të detyruar të paguani. Masat e ekzekutimit të detyrueshëm nuk lejohen.

A ka ndonjë kosto për procedurën?

Shërbimet e këshillimit për borxhet të ofruara nga institucionet publike janë zakonisht falas. Ndërsa, avokatët duhet të paguhen nëse nuk ju jepet ndihmë juridike.

Për procedurën gjyqësore ka shpenzime. Paraqitni një kërkesë për shtyrje nëse nuk mund të paguani kostot e gjykatës. Gjykata e falimentimit do të shtyjë të gjitha kostot deri në shlyerjen e borxheve. Nëse ka ndonjë gjë që mund të konfiskohet, fillimisht do të paguhen kostot e shtyra.

Nëse pas shlyerjes së borxheve mbeten ende disa kostot, do të shqyrtohet çdo vit nëse mund të paguani këste të arsyeshme – maksimumi për 4 vjet.

Shënim: Të gjitha procedurat e falimentimit dhe vendimet e gjykatës së falimentimit mund t´i lexoni në internet në www.insolvenzbekanntmachungen.de

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.