Mahnung, Drohungen, Telefonterror | Kujtimet, Letra kërcënuese, Terrori telefonik

Si rregull, fillimisht do të merrni përkujtues për pagesa/paralajmërim. Këto letra mund të arrijnë në periudha të shpeshta. Kreditorët (këto janë institucionet ose individët ku keni borxhe) shpesh i referojnë më tej rastet në kompani të mbledhjes së borxhit (Inkasso) ose në zyre avokatie. Në shkresat përkujtuese, përpiqen vazhdimisht të ushtrojnë presion me formulime drastike. Ju kërcënojnë me sekuestrimin e pagës dhe llogarive, me SCHUFA negative, me ekzekutues gjyqësorë, me urdhra ndalimi dhe masa të tjera gjyqësore, si dhe me kosto dhe interesa shtesë. Po ashtu, çdo letër e mëtejshme rrit pretendimin (për para).

Kërcënimi për një kallëzim penal nga avokatët ose kompanitë e mbledhjes së borxhit (Inkasso) shpesh shkakton frikë të madhe. Në përgjithësi, frikërat tuaja janë të pabazuara. Mospagimi i faturave dhe kësteve të kredisë mund të jetë krim vetëm nëse nuk keni dashur dhe nuk keni mundur të paguani që në fillim.

Ka kompani të mbledhjes së borxhit (Inkasso) që kërcënojnë me vizita në shtëpi ose me angazhimin e një agjencie hetimore për t‘ju vënë nën presion. Kreditorët e tjerë ushtrojnë presion përmes telefonatave. Do të telefonoheni rregullisht (sidomos në mbrëmje dhe në fundjavë). Këto telefonata janë natyrisht shumë të bezdisshme dhe rrisin presionin mbi ju.

Çfarë mund të bëni?

  1. Së pari, përcaktoni nëse bëhet fjalë për një kërkesë që duhet paguar për të siguruar mbijetesën tuaj. Për shembull, qiraja mujore dhe kostot e energjisë duhet të paguhen. Kjo vlen gjithashtu për kontratat e tjera që duhet të vazhdojnë (p.sh. telefoni).
  2. Për të siguruar ekzistencën tuaj, është e rëndësishme të ulni shpenzimet. Mund të jetë e nevojshme të kufizoni ose të ndaloni pagesat me këste. Në këtë rast, duhet gjithashtu të anuloni autorizimet për të tërhequr automatikisht dhe urdhrat paesë pa afat.
  3. Mos paguani nga frika! Mos lejoni që të j´u frikësojnë. Nëse ndonjë pjesë e të ardhurave tuaja mund të konfiskohet, varet nga shuma e të ardhurave dhe numri i detyrimeve për pension ushqimor.
  4. Pagesat e vogla ose minimale (p.sh. 10 euro në muaj) shpesh nuk e zvogëlojnë kërkesën (për para) totale. Megjithatë, me pagesën e tillë mund të pranohen kosto dhe interesa të tepruar. Për më tepër, periudha e afatit parashikimit rinis nga fillimi përmes këtyre pagesave.
  5. Mos lejoni vizitat në shtëpi nga punonjësit e kompanive të mbljedhjes së borxhit (Inkasso)! Vetëm „përmbaruesit“ e gjykatës ose zyrëtarët ekzekutues kanë të drejtën të bëjnë një vizitë në shtëpi (me caktimin e një takimi) te ju.
  6. Mos jepni informacione në telefon! Tregoni se jeni të paaftë për të paguar! – Thoni se nuk dëshironi të telefonoheni më! – Mbylleni telefonin!
  7. Shkruani kreditorëve dhe shpjegoni situatën tuaj financiare.

Çfarë mund të bëjnë kreditorët?

Kreditorët kanë të drejtën të sigurojnë kërkesën e tyre. Kjo zakonisht bëhet përmes një procedimi gjyqësor të përmbarimit. Në këtë rast, gjykata do t‘ju dërgojë një urdhër të përmbarimit, në një zarf të verdhë me shënimin e dorëzimit. Shikoni „Fletë informacioni 09 – Procedura gjyqësore e përmbarimit“ 

Kërkoni këshilla. Pikën e këshillimit që është pergjegjëse mund ta gjeni në www.meine-schulden.de/beratungsstellen – këtu do të gjeni gjithashtu një generator të letërkërkesave për të kontaktuar kreditorët tuaj. Një këshillim për borxhet zakonisht është falas për ju.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.