Schulden bei Krankenkassen | Borxhet e Kontributeve në Sigurimin Shëndetësor

Borxhet e kontributeve në sigurimin shëndetësor ligjor (SShL)

Sa e lartë është shuma e kontributit tim në sigurimin shëndetësor ligjor?

Shuma mujore që duhet paguar për sigurimin shëndetësor përcaktohet në bazë të të ard-hurave të personit të siguruar.

Kush paguan kontributin në sigurimin tim shëndetësor?

Për të punësuarit, kontributi paguhet në gjysëm nga punëdhënësi dhe automatikisht zbritet nga paga bruto për t’u dërguar tek sigurimi shëndetësor.

Anëtarët e siguruar vullnetarisht duhet të mbulojnë vetë kontributin dhe ta paguajnë atë çdo muaj në sigurimin e tyre shëndetësor.

Çfarë ndodh nëse nuk e paguaj unë kontributin tim?

Për çdo muaj të papaguar në kohë, ngarkohet një shtesë vonese prej 1% të shumës së mbe-tur të papaguar.

Nëse keni dy muaj pa paguar dhe nuk paguani as pas paralajmërimit, e drejta për përfitime nga sigurimi shëndetësor pezullohet. Kjo do të thotë që do të përfitoni nga siguracioni shëndetësor vetëm shërbime në raste urgjente të sëmundjeve akute, dhimbjeve, shtatzënisë dhe lindjes.

Anëtarët e familjes që janë të bashkë-siguruar vazhdojnë të kenë mbulim të plotë shëndetësor. Do të rifitoni prap të gjitha përfitimet nga sigurimi shëndetësor nëse:

  • Përfitoni ndihma sociale sipas Kodit Social II ose Kodit Social XII,
  • Paguani borxhet e prapambetura,
  • Arrini një marrëveshje për pagesë me këste me sigurimin shëndetësor, ose
  • Hapet një procedurë falimentimi.

Largimi/shkëputja e siguracionit nga sigurimi shëndetësor nuk është më i mundur për shkak të detyrimit ligjor për të qenë i siguruar!

Sigurimi shëndetësor mund të ndërmarrë masa për mbledhjen e detyruar të kontributeve, si p.sh. sekuestrimi i pagës ose i llogarisë bankare.

Gjithashtu, sigurimi mund të kompensojë kërkesat e tij me të ardhura apo përfitime të tjera sociale, si pensionet.

Çfarë mund të bëj për të hequr borxhet e kontributeve?

Kërkesat për kontribute parashikohen të parashkruhen pas 4 vitesh nga përfundimi i vitit ka-lendarik kur ato janë bërë të pagueshme. Megjithatë, duhet të merren parasysh pezullimet dhe rifillimet e afateve të parashkrimit.

Në rast pagesash të pjesshme, duhet të specifikoni që pagesa të shkojë për mbulimin e kon-tributeve dhe jo për shtesat e vonesave ose shpenzime të tjera.

Ka disa mundësi të negocimit me sigurimin shëndetësor. Këtu përfshihen:

  • Shtyrje
    Kushti: Mbledhja e menjëhershme e kontributeve shkakton vështirësi të mëdha për anëtarin dhe kërkesa/pretendimi i borxhit nuk rrezikohet nga shtyrja.
    Pasojë: Afati i pagesës së kontributeve shtyhet për një moment të mëvonshëm.
  • Tërheqje nga ndjekja e pasuksesshme
    Kushti: Kur është e qartë se mbledhja e kontributeve nuk do të ketë sukses ose kur shpenzimet për mbledhje janë të paarsyeshme në krahasim me shumën e borxhit/kërkesës.
    Pasojë: Kërkesa nuk ndiqet më nga sigurimi shëndetësor. Megjithatë, kërkesa mund të rihapet për ndjekje në çdo kohë.
  • Falje/Falje e pjesshme
    Kushti: Kur ndjekja e kontributeve, në bazë të rastit të veçantë, paraqet vështirësi të jashtëzakonshme.
    Pasojë: Sigurimi shëndetësor heq dorë nga kërkesat për kontribute të papaguara.
  • Marrëveshje kompromisi
    Kushti: Marrëveshja duhet të jetë ekonomikisht dhe praktikisht e favorshme për sigurimin shëndetësor.
    Pasojë: Sigurimi shëndetësor dhe anëtari mund të arrijnë një marrëveshje indivi-duale se si të trajtohen kërkesat për kontributet e papaguara.

Anëtarët e siguruar vullnetarisht mund gjithashtu të kërkojnë korrigjimin e bazës së kontributit deri në 12 muaj pas duke dorëzuar dokumentacion për të ardhura më të ulëta, si p.sh. deklarata e tatimit mbi të ardhurat.

A ofron procedura e falimentimit për konsumatorët një mundësi/ndihmë për heqjen e borxheve?

Po, procedura e falimentimit për konsumatorët ofron mundësinë e faljes së borxheve përmes faljes së mbetur. Megjithatë, sigurimi shëndetësor ka mundësinë të kompensojë kërkesat e tij me përfitime gjatë procedurës së falementimit.

Borxhet e kontributeve në sigurimin shëndetësor privat (SShP)

Sa e lartë është shuma e kontributit tim për sigurimin privat shëndetësor?

Baza për përcaktimin e shumës së kontributit është rreziku individual, mosha dhe zgjedhja e tarifës, të cilat janë të pavarura nga të ardhurat tuaja.

Marrëdhënia e sigurimit përcaktohet përmes një kontrate.

Kush paguan primet (kontributin) në sigurimin tim shëndetësor?

Në kuadër të sigurimit shëndetësor privat, çdo anëtar është vetë përgjegjës për pagesën e kontributit të detyrueshëm ndaj kompanisë së sigurimit.

Çfarë ndodh nëse nuk i paguaj kontributet e mia?

Për çdo muaj të filluar të vonesës së pagesës, aplikohet një tarifë vonese prej 1 % të shumës së papaguar të kontributit.

Nëse jeni në vonesë për dy muaj dhe kompania e sigurimit ju ka dërguar një paralajmërim të dytë, mund të kategorizoheni në të ashtuquajturën tarifë emergjente (“Notlagentarif”). Kjo do të thotë që mund të përfitoni vetëm shërbime të kufizuara nga sigurimi privat shëndetësor.

Tarifa emergjente nuk aktivizohet nëse të gjitha detyrimet e papaguara dhe tarifat e vonesës janë shlyer dhe/ose nëse merrni përfitime sipas Kodit Social II ose Kodit Social XII. Përveç kësaj, tarifa emergjente përfundon nëse arrini një marrëveshje për pagesa me këste me kompaninë e sigurimit.

Çfarë mund të bëj për t‘ i shlyer borxhet e mia të kontributeve?

Për të shlyer borxhet e kontributeve, duhet të gjeni një marrëveshje me kompaninë tuaj të sigurimit. Mundësitë përfshijnë marrëveshjet për pagesa me këste, shtyrjet e pagesave, heqjen dorë nga ndjekja e pasuksesshme dhe faljen (ose faljen e pjesshme).

Në disa raste, mund të jetë e leverdishme kalimi në tarifën standarde ose bazë që ofrojnë sigurimet shëndetësore private.

Përveç kësaj, një kompensim kundër pretendimeve për rimbursim të anëtarit nuk është i mundur nëse ekzistojnë borxhe kontributesh.

Borxhet e kontributeve në sigurimin shëndetësor privat në parim janë të përfshira në faljen e borxheve në kuadër të procedurës së falimentimit të konsumatorëve, duke e bërë këtë një mundësi për të zgjidhur borxhet.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.