Konfiskimi i pagave dhe i të ardhurave të rregullta
(Pothuajse) të gjitha të ardhurat e „rregullta“ (pra, të përsëritura) mund të konfiskohen përfshirë pagat, ndihmën për papunësi dhe pensionet! – Ndihma sociale/sigurimi bazë, ndihma për prindër deri në 300 €, pagesa e lehonisë ose pagesa për kujdesin shëndetsor (pleqërie) që ju sigurohet vetë nuk mund të konfiskohen. Ndihma për fëmijë (Kinergeld) dhe ndihma për strehim (Wohngeld) mund të konfiskohen vetëm në raste shumë të rralla.
Kujdes: Në llogarine tuaj mund të konfiskohen këto para. Për mbrojtjen e llogarisë suaj, shihni „Fletëinformacionin 03 – Llogaria P“
Si zhvillohet një konfiskimim?
Kreditorët duhet t‘ i drejtohen vendit që paguan të ardhurat (pra, p.sh., vendi i punës, institucioni i pensioneve, agjencia e punësimit). Ky vend quhet debitor i tretë. Ka 3 mënyra të mundshme për të konfiskuaruar të ardhurat e rregullta:
- Kreditori ka fituar të ashtuquajturën titull (p.sh., urdhër ekzekutimi, vendim gjyqësor). Me këtë titull, aplikohet në Gjykatën e Eekzekutimit konfiskimimi i të ardhurave të rregullta. Gjykata lëshon një urdhër për konfiskim dhe transferim (PfüB), i cili i dërgohet debitorit të tretë.
- Kreditorët publikë (p.sh., administrata tatimore, arka komunale) fillimisht lëshojnë një vendim. Pastaj ata mund të konfiskojnë vetë dhe i dërgojnë direkt një urdhër për konfiskimim dhe transferim debitorit të tretë.
- Nëse keni dorëzuar/kaluar tashmë pjesën e konfiskueshme e të ardhurave tuaja kreditorit, një kopje e dorëzimit i dërgohet debitorit të tretë. Pothuajse çdo kontratë krediti përfshin një dorëzim/kalim të tillë.
Debitori i tretë duhet të pranojë një urdhër për konfiskim dhe transferim PfüB dhe një urdhër konfiskimi. Për të ardhurat nga puna, përfshirja e caktimeve/dorëzimeve mund të përjashtohet me anë të kontratës.
Sa shumë është e konfiskueshme?
Debitori i tretë duhet të llogarisë, në bazë të dispozitave ligjore, se cila pjesë e të ardhurave është e konfiskueshme. Kjo pjesë duhet të transferohet tek kreditorët. Vetëm pjesa e të ardhurave që nuk është e konfiskueshme do t‘ju paguhet juve.
a. Tabela e sekuestrimit:
Shuma e sekuestrueshme varet nga të ardhurat tuaja neto dhe sa detyrime ligjore për mirëmbajtje keni.
Tabelën mund ta gjeni tek www.infoblaetter-schuldnerberatung.de/pfaendungstabellen
Shembulli 1
Jeni i martuar, keni 2 fëmijë dhe fitoni 2.900 € neto në muaj. Pjesa e konfiskueshme e pagës është 32,31 €.
Shembulli 2
Jeni beqar, nuk keni fëmijë dhe fitoni 1.600 € neto në muaj. Pjesa e konfiskueshme e pagës është 31,50 €.
Si persona me të drejtë ligjore për përkrahje/pension ushqimor duhet të konsiderohen: fëmijët (por jo fëmijët njerkë!), bashkëshorti ose bashkëshortja (në rast vendimi gjyqësor ose dokumenti noterial, edhe të ndarët ose të divorcuarit), prindërit (p.sh., për shkak të kostove të azilit ose të kujdesit shëndetësor), si dhe partnerët e regjistruar të të njëjtit seks. Nëse prindërit nuk janë të martuar, për të paktën 3 vitet e para të jetës së fëmijës së përbashkët duhet të paguhet pension ushqimor për prindin me të cilin fëmija rritet, nëse ky prind nuk ka të ardhura të mjaftueshme.
Nëse debitori i tretë nuk është i njohur me të gjitha detyrimet tuaja për pensione ushqimore (siç janë të regjistruara në kartën e taksave), duhet të paraqisni dëshminë e detyrimeve tuaja për pen- sion ushqimor (p.sh., njohja e atësisë, vendimi i divorcit) dhe pagesat tuaja aktuale. Nëse është e nevojshme, gjykata kompetente ose kreditorët publikë që bëjnë sekuestrimin do të vendosin.
b. Pjesët e të ardhurave që nuk janë të konfiskueshme:
Nga paga nuk janë të konfiskueshme: shpërblimet, kompensimet për shpenzimet, shtesat për punën gjatë natës, shtesat për punën në ditët e festave dhe të dielave, gjysma e kompensimit për orët shtesë në punë, shtesat për ndotje, shpërblimi për pushime në shumën e zakonshëm dhe gjysma e shpërblimit të Krishtlindjeve – por të paktën 750 € (Gjendja Korrik 2024).
A mund të llogariten së bashku disa të ardhura?
Vetëm të ardhurat e një personi (p.sh., pensioni dhe paga) mund të llogariten së bashku me vendim gjyqësor (ose me vendim të kreditorëve publikë). Në rastet kur të dy partnerët kanë të ardhura, kreditorët që bëjnë konfiskimin mund të kërkojnë nga gjykata që bashkëshorti ose bashkëshortja me të ardhura të mjaftueshme të mos konsiderohet si person i detyruar për pension ushqimor dhe që kufiri i të ardhurave për fëmijët të ndahet.
A mund të arrijë një kreditor që të konfiskohet më shumë?
Nëse kërkohen pagesa të vazhdueshme për pension ushqimor, borxhe për pensionin ushqimor nga 12 muajt e fundit ose dëmshpërblim për një krim të kryer me dashje, kreditorët mund të konfiskojnë më shumë se sa parashikohet nga tabela e konfiskimit. Për këtë, atyre j´u nevojitet një vendim gjyqësor. Megjithatë, minimumi jetik duhet t‘ju lihet gjithmonë – nëse është e nevojshme, duhet të aplikohet për një rishikim.
A mund të arrijë debitori që të konfiskohet më pak?
Me kërkesën tuaj, gjykata ose kreditorët publikë që po konfiskojnë mund të vendosin që të konfiskohet më pak. Kjo është e mundur nëse dëshmoni se për shkak të arsyeve profesionale ose private ju lindin shpenzime (të nevojshme) veçanërisht të larta. Shpenzime shtesë profesionale janë, për shembull, kostot e larta të udhëtimit për në punë ose kostot e kujdesit për fëmijët për prindërit e vetëm. Shpenzime të mëdha private janë, për shembull, shpenzimet shtesë për ilaçe dhe ushqim për shkak të sëmundjeve ose edhe shpenzime të veçanta pas ndarjes/divorcit apo lirimit nga burgu.