Gerichtliches Mahnverfahren | Procedura Gjyqësore e Përmbarimit

Kreditorët kanë të drejtën të sigurojnë kërkesën e tyre. Kjo zakonisht bëhet përmes një procedure gjyqësore të përmbarimit. Në këtë rast, gjykata do t‘ju dërgojë një urdhër të përmbarimit (në një zarf të verdhë me njoftimin e dorëzimit).

E RËNDËSISHME: Gjykata nuk i ka verifikuar informacionin e kreditorit.

Kjo do të thotë për ju:

  • Lexoni me kujdes informacionet në urdhrin e përmbarimit!
  • Kontrolloni nëse shuma e kërkesës është e saktë!
  • Nëse shuma e kërkesës nuk është e saktë ose nuk e dini pse është ngritur një kërkesë ndaj jush, duhet të bëni një KUNDËRSHTIM brenda 2 javëve.
  • Përdorni formularin e kundërshtimit që i është bashkangjitur urdhrit të përmbarimit.
  • Thjesht vendosni një një X nëse kundërshtoni kërkesën në tërësi ose pjesërisht
  • (p.sh. vetëm interesat e tepërta dhe shpenzimet e kompanisë e mbledhjes së borxhit (Inkasso).
  • Dërgoni kundërshtimin në gjykatën e përmbarimit; adresa është e printuar. Ju lutem, pas kësaj, jepni kujdes të veçantë për postën nga gjykata.
  • POR: Mos kundërshtoni vetëm për të fituar kohë ose vetëm sepse nuk mund të paguani për momentin. Kjo do të rrisë vetëm shpenzimet.

Nëse keni bërë një kundërshtim ndaj një kërkese, kreditorët janë të detyruar të provojnë që ata kanë një kërkesë të arsyeshme ndaj jush. Në disa raste, mund të ketë një proces gjyqësor.

Nëse kërkesa në urdhrin e përmbarimit është e arsyeshme, nuk keni nevojë të ndërmerrni asgjë. Atëherë do të merrni nga gjykata një urdhër për ekzekutim. Edhe këtu keni një afat prej 2 javësh për të bërë ankesë. Me urdhrin e ekzekutimit, kreditorët kanë një titull ekzekutiv dhe kanë të drejtën të kërkojnë masa përmbarimore përmes një përmbaruesi gjyqësor. Por, edhe atëherë, minimumi i ekzistencës suaj mbetet i mbrojtur me ligj.

Këshillë

Kreditorët publikë (si administrata tatimore dhe institucione të tjera) nuk kanë nevojë të kërkojnë një urdhër përmbarimi dhe ekzekutimi përmes gjykatës. Ata mund të lëshojnë vetë një urdhër rikthimi. Edhe në këtë rast, mund të bëni (brenda 4 javëve) një KUNDËRSHTIM, nëse kërkesa nuk është e saktë.

Shihni „Fletë Informacioni 06 – Sequestrimi i pasurive dhe deklarata e pasurisë“
Shihni „Fletë-Informative 05 – Sequestrimi i të ardhurave“
Shihni „Fletë Informacioni 03 – Konto P“

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.