Vermögensauskunft und Sachpfändung | Deklarata e pasurisë dhe konfiskimi i sendeve

Nëse nuk i paguani borxhet tuaja, mund të caktohet një përmbaruese gjyqësore ose një përmbarues gjyqësor që të konfiskojë sende nga shtëpia juaj (konfiskimi i sendeve) dhe/ose të marrë deklaratën tuaj të pasurisë.

Kushtet

Detyrimi juaj për pagesë duhet të konstohet zyrtarisht, p.sh., me një vendim gjyqësor, një urdhër ekzekutimi ose një njohje noteriale të borxhit (= titulli). Titulli duhet t‘ju dorëzohet.

Për më shumë rreth urdhrit të ekzekutimit, shihni „Fletëinformacion 09 – Procedura gjyqësore e thirrjes“

Deklarata e pasurisë

Kjo përfshin një listë pyetjesh që zakonisht duhet t‘ i përgjigjeni përmbaruesit/ përmbarueses së gjykatës. Qëllimi është të zbulohet nëse keni pasuri të konfiskueshme ose kërkesa financiare ndaj të tjerëve (p.sh. në lidhje me pagën). Prandaj, do t‘ju pyesin nëse keni prona të paluajtshme, automjete ose sende me vlerë, nëse keni llogari bankare, kursime, kontrata kursimi për shtëpi apo siguracion jete, dhe nga çfarë jetoni (pagë, ndihmë për papunësi, …).

Cilat janë pasojat e dhënies së deklaratës së pasurisë?

Ju duhet të paraprini që më pas do të ndërmerren masa ekzekutimi. Shpesh aplikohet konfeskimi i llogarive dhe/ose koneskimi i pagave.

Për bllokimin e llogarive, shihni „Fletëinformacion 03 – P-Konto“
Për konfiskimin e pagave dhe të ardhurave të rregullta, shihni „Fletëinformacion 05 – Konfeskimi i të ardhurave“ 

Dhënia e deklaratës së pasurisë regjistrohet në Gjykatën e Ekzekutimit dhe gjithashtu në regjistrin e kreditit (SCHUFA), gjë që mund të dëmtojë besueshmërinë tuaj për kredi dhe mund t‘ju vështirësojë, për shembull, gjetjen e një apartamenti të ri.

Me deklaratën e pasurisë ju tregoni situatën tuaj financiare. Nëse nuk keni mundësi për të paguar dhe ende nënshkruani kontrata (blerje me këste, kontrata qiraje etj.), të cilat nuk mund t‘ i paguani, ka shumë shenja që tregojnë sjellje mashtruese. Nëse denoncoheni, duhet të prisni një gjykim për këtë çështje.

Dhënia e deklaratës së pasurisë nuk ju mbron nga përpjekjet e mëtejshme të ekzekutimit.

Megjithatë, ju mund të informoni të gjithë kreditorët tuaj që keni dhënë deklaratën e pasurisë. Ata mund të mendojnë edhe një herë nëse për momentin ka kuptim të ndërmarrin masa ekzekutimi.

A duhet të jap deklaratën e pasurisë?

Po. Nëse refuzoni, zakonisht lëshohet një urdhër arresti kundër jush. Nëse vazhdoni të refuzoni dhënien e deklaratës, mund të përfundoni në burg (burgim i detyruar/për zbatim) nëse aplikohet për këtë. Ky burgim ka për qëllim t‘ju detyrojë të jepni deklaratën e pasurisë. Pasi ta keni dhënë deklaratën, do të liroheni nga burgu. Nëse kërkesa kundër jush është të paktën 500 €, gjykata mund të marrë informacion nga sigurimet shëndetësore dhe ato të pensioneve. Gjithashtu, mund të kontrollohet nëse keni një llogari bankare ose një makinë të regjistruar në emrin tuaj.

A duhet t‘u përgjigjem saktë të gjitha pyetjeve?

Po, patjetër që duhet! Dhënia e përgjigjeve të gabuara është një vepër penale.

Konfiskimi i Pasurisë

Përmbaruesit e gjykatës kanë si detyrë të kontrollojë në shtëpinë tuaj nëse ka sende që mund të konfiskohen. Nëse keni një libër kursimi, bizhuteri ose letra me vlerë, ato do j´u merren (konfiskohen). Sende më të mëdha (p.sh., sende antike) do të shënohen me një vulë konfiskimi: Objekti është i konfiskuar. Deri sa të merret, mund ta përdorni atë, por nuk mund ta shisni ose ta dhuroni më.

Të gjitha sendet e konfiskuara do të shiten në ankand publik (edhe përmes internetit). Kjo ndodh vetëm nëse të ardhurat mbulojnë kostot dhe mbetet mjaftueshëm për shlyerjen e borxheve tuaja.

Çfarë nuk mund të konfiskohet?

Nuk mund të konfiskohen të gjitha sendet që juve dhe familjes suaj ju nevojiten për jetesë (veshje, mobilje, një televizor, ushqime, ndihma mjekësore etj.). Në shumicën e rasteve nuk ka rëndësi nëse jeni të afërm me njëri-tjetrin, por nëse o bashkejetoni në një shtëpi. Kafshët shtëpiake nuk janë të konfiskueshme.

Po ashtu, nuk mund të sekuestrohen sendet që ju nevojiten për arsimin tuaj (p.sh., kompjuteri) ose për punën tuaj (p.sh., makina juaj, nëse nuk ka një alternativë tjetër për të arritur në vendin e punës). Një send që zakonisht është i pakonfiskueshëm, por ka një vlerë shumë të lartë, mund të zëvendësohet. Nëse një send nuk është paguar ende ose nuk ju përket, duhet të njoftoni për këtë me patjetër! Megjithatë nëse ndodhin sekuestrime, pronarët mund të veprojnë ligjërisht kundër kësaj.

Kujdes: Sendet që nuk janë ende paguar mund të merren nga furnizuesit (p.sh., kompania e dërgimit, tregtia e automjeteve) në rast të vonesave të pagesave, edhe nëse sendi është në parim i pakonfiskueshëm.

A lajmërohen përmbaruesit e gjykatës paraprakisht?

Jo. Nëse nuk jeni në shtëpi, do j´u lihet një njoftim në kutinë e postës me një shpallje për një takim të ri. Në takimin e shpallur duhet të jeni në shtëpi!

Nëse kjo nuk është e mundur (p.sh. për shkak të punës), caktoni një takim të ri me anë të telefonit paraprakisht. Pas paraqitjes së kartelës identifikuese, duhet të lejoni përmbaruesen ose përmbaruesin e gjykatës të hyjë në apartamentin tuaj. Në të kundërt, mund të lëshohet një urdhër për kërkim dhe apartamenti juaj mund të hapet kundër dëshirës tuaj.

A mund të rregulloj tani pagesat me këste?

Po, me pagesat me këste te përmbaruesja e gjykatës ose përmbaruesi i gjykatës zbatuesi i gjykatës mund të shmangni dorëzimin e deklaratës së pasurisë dhe konfiskimin e sendeve. Megjithatë, duhet të keni parasysh se përveç kësteve të rregulluara, duhet të jeni në gjendje të paguani shpenzimet për qiranë, energjinë dhe shërbimet themelore.

Kujdes: Në rastin e rregullimit të pagesave me këste, mund të ketë një tarifë. Për më tepër, do të vazhdojnë të llogariten kamatat për vonesë.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.