Geldbuße | Gjoba me të holla

Gjoba për kundëvajtje

Nëse keni shkelur një rregullore të administratës publike (= kundërvajtje), mund të detyroheni të paguani një shumë të caktuar parash (= gjobë me të holla). Gjobat (shpesh të quajtura edhe

„gjoba administrative“) janë pra pagesa ndëshkuese kundrejt një autoriteti ose zyre.

E rëndësishme: Këtu bëhet fjalë vetëm për gjoba me të holla.

Informacione mbi dënimet me gjobë si pasojë e një vepre penale mund të gjeni në „Fletë Informacionin 15 – Dënimet me Gjobë“.

Kundërvajtjet administrative ndodhin veçanërisht shpesh:

  • Në trafikun rrugor
    (kalimi ose drejtimi i mjetit me semafor të kuq, tejkalimi i shpejtësisë, parkimi i gabuar, përdorimi i telefonit në timon, drita e prishur e biçikletës …)
  • Në regjistrimin e adresës
    (mosregjistrimi ose mosndryshimi i adresës në kohë)
  • Në rregullat e përgjithshme të rendit
    (prishja e qetësisë, shkelja e rregullores së ndalimit të konsumimit të alkoolit/pirjes së duhanit/ndalimi i kërkimit të lëmoshës në vende të caktuara, hedhja e mbeturinave/hedhja e cigareve në rrugë …)

Si zhvillohet procedura e gjobës administrative?

Në varësi të kundërvajtjes që ju ngarkohet, përkatësia e zyrave është e ndryshme (p.sh. zyrat e rendit, presidencat e qeverisë, administratat e qytetit ose të qarkut). Zyra përkatëse duhet t‘ju informojë së pari për akuzën dhe t‘ju dëgjojë. Do ju vij një letër, të cilës mund t‘ i përgjigjeni me shkrim. Në këtë letër, zyra mund t‘ju propozojë të paguani një gjobë paralajmëruese. Në këtë rast, procedura kundër jush do të përfundonte menjëherë. Nëse e keni kryer kundërvajtjen, duhet ta pranoni këtë ofertë (më të lirë).

Nëse nuk i përgjigjeni letrës dhe nuk paguani, do të merrni me postë një urdhër për gjobë

(Bußgeldbescheid). Pastaj, përveç gjobës, duhet të paguani edhe një tarifë.

Nëse nuk keni kryer kundërvajtjen, mund të bëni ankesë brenda 2 javësh. Nëse nuk bëni ankesë, urdhri për gjobë do të bëhet i plotfuqishëm pas 2 javësh dhe mund të kundërshtohet vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Në udhëzimin për të drejtat e ankimit (në fund të urdhrit për gjobë) shënohet se në cilin institucion dhe në çfarë forme mund të paraqisni ankesën. E rëndësishme: Nëse e paraqisni ankesën me shkrim, ankesa duhet të jetë e shkruar në gjuhën gjermane.

Nëse e bindni zyrën me ankesën tuaj, urdhri për gjobë mund të anulohet. Nëse jo, çështja i kalon një gjykate, e cila merr një vendim (= vendim gjyqësor). Nëse shpalleni fajtor nga gjykata, duhet të paguani edhe shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet e tjera. Prandaj, ankesa ka kuptim vetëm nëse nuk e keni kryer me të vërtet kundravajtjen.

Nëse nuk paraqisni ankesë, gjoba duhet të paguhet brenda 4 javësh nga marrja e urdhrit për gjobë, me shumën e plotë.

Çfarë ndodh nëse nuk mund ta paguani gjobën administrative?

Nëse nuk jeni në gjendje ta paguani menjëherë shumën, mund të paraqisni një kërkesë në zyrën përkatëse për pagesë me këste ose për shtyrje pagese (duke bashkëngjitur dëshminë e të ardhurave).

Nëse nuk paguani dhe nuk lajmëroheni, zyra mund t‘ju kërkojë një deklaratë pasurie dhe të sekuestrojë të ardhurat, pasurinë ose llogarinë tuaj bankare. Për t‘ju detyruar të reagoni, mund të kërkohet edhe një urdhër arresti kundër jush, dhe ju mund të dënoheni me paraburgim për shkak të gjobës deri në 6 javë. Ky paraburgim nuk është zëvendësim i gjobës, por synon t‘ju shtyjë për të paguar. Gjobën duhet ta paguani gjithsesi!

E rëndësishme: Paraburgimi për detyrimin e pagesës duhet të urdhërohet nga një gjykatë. Nuk lejohet paraburgimi nëse ju nuk mund të paguani sepse të ardhurat tuaja janë shumë të ulëta. Prandaj, përgjigjuni patjetër nëse merrni një shkresë nga gjykata dhe dokumentoni pamundësinë tuaj për të paguar (dëshminë e të ardhurave, prova për detyrimet për pension ushqimor).

Veçori të tjera të gjobave administrative:

Gjoba administrative nuk mund të zgjidhet me një procedurë falimentimi. Lirimi nga detyrimet e borxhit në fund të një procedure falimentimi përfshin vetëm kostot e procedurës së gjobës administrative. Gjoba duhet të paguhet gjithsesi.

  • Nëse zyra bindet se ju nuk mund ta paguani gjobën as në të ardhmen, gjoba mund të pezullohet. Kjo do të thotë që zyra nuk do të ndërmarrë më asnjë veprim derisa kërkesa të skadojë.
  • Gjoba deri në 1.000 € skadon pas 3 vitesh nga hyrja në fuqi e urdhrit të gjobës. Gjoba më të larta skadojnë pas 5 vitesh. Afati i skadences zgjatet për periudhën kur ju paguani me këste ose kur gjoba është shtyrë.
  • Për të rinjtë dhe personat në rritje/zhvillim (= persona të moshës 14 deri 21 vjeç) vlejnë rregulla të veçanta. Në këtë rast, një gjyqtare ose gjyqtar për të rinj mund ta kthejë gjobën, p.sh. në orë pune, nëse bëhet aplikimi. Në këtë rast, i riu mund të mbështetet nga ndihma për të rinjtë në procedurën penale.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.