Si mund t‘ju ndihmojë këshillimi për borxhet?
- Ne ju ndihmojmë të krijoni një pasqyrë të mirëfilltë të borxheve tuaja.
- Ne kërkojmë së bashku me ju zgjidhje për t‘ju liruar nga borxhet.
- Ne ju mbështesim në negociatat me kreditorët tuaj.
- Ne sqarojmë me ju nëse një procedurë e falimentimit të konsumatorit është e përshtatshme për ju.
- Ne ju mbështesim që në të ardhmen të menaxhoni mirë paratë, për shembull, me një plan buxhetor.
Çfarë nuk mund të bëjë këshillimi për borxhet për ju?
- Ne nuk japim hua dhe nuk dhurojmë para.
- Ne nuk ndërmjetësojmë kredi.
- Ne nuk ofrojmë këshillim në shtëpi.
- Ne nuk i marrim përsipër të gjitha punët për ju. Presim bashkëpunimin tuaj.
Çfarë duhet të keni parasysh?
- Ne mund të ofrojmë këshillim vetëm në gjuhën gjermane. Nëse nuk flisni mirë gjermanisht, sillni dikë me vete për të përkthyer.
- Nëse nuk keni dikë për të përkthyer, na kontaktoni gjithsesi që të gjejmë një zgjidhje.
- Ne caktojmë takime fikse për bisedat me ju. Këto takime duhet të respektohen ose të anulohen në kohë.
- Ajo që na tregoni ju, mbetet mes nesh. Ne jemi të detyruar të ruajmë konfidencialitetin.
- Këshillimi është falas.
Si mund të bëni një takim tek ne?
Ejani gjatë orëve tona të konsultimit në sekretarinë tonë ose na telefononi. Aty do të informoheni për hapat e mëtejshëm.
Orët e konsultimit:
- E hënë
- E martë
- E mërkurë
- E enjte
- E premte
Të dhënat e kontaktit:
- Rruga
- Qyteti
- Telefoni
- Website