Recht auf Girokonto | E drejta për një llogari rrjedhëse

Ju keni të drejtë ligjore për një llogari rrjedhëse. Kjo llogari quhet „llogari bazë“!

Çfarë është një llogari bazë?

Është një llogari rrjedhëse që zakonisht nuk mund të mbitërhiqet (llogari me gjendje plus). Ju do të merrni një kartë debiti (EC), por jo një kartë krediti. Urdhërat pagesë të përhershme dhe autorizimet e tërheqjes automatike janë të mundshme, nëse ka mjaftueshëm para në llogari. Llogaria bazë mund të hapet vetëm nga një person i vetëm. Ajo mund të mbahet si një llogari për mbrojtje nga konfiskimi (= Llogari P). Shih „Infoblatt 03 – P-Konto“

Si mund të marr një llogari bazë?

Të drejtë për një llogari rrjedhëse kanë të gjithë, përfshirë njerëzit e pastrehë dhe refugjatët. Megjithatë, j´u duhet të identifikoheni dhe të jeni të arritshëm përmes postës. Çdo bankë ka një formular standard për këtë, i cili është i disponueshëm në internet. Ju mund të vendosni vetë se në cilën bankë dëshironi të hapni llogarinë tuaj.

A mund të refuzojë banka hapjen e një llogarie bazë?

Kjo lejohet vetëm në mënyrë të kufizuar dhe duhet të justifikohet me shkrim brenda 10 ditëve. Një refuzim është i mundur sidomos nëse:

  • ju tashmë keni një llogari bazë në një bankë tjetër, të cilën mund ta përdorni.
  • ju keni pasur në të kaluarën një llogari në të njëjtën bankë, e cila është mbyllur në mënyrë të drejtë.
  • ju keni vepruar në mënyrë kriminale ose keni shkelur një ndalim ligjor (p.sh. ligji kundër pastrimit të parave).

Refuzuar! Çfarë mund të bëj?

Për informacione më të detajuar, mund të kontaktoni Agjencinë Federale për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Financiare (BaFin) në www.bafin.de – aty, ju lutem, futni fjalën kyçe „Basiskonto“ (llogari bazë) në kutinë e kërkimit – ose në një zyrë të ndërmjetësimit për konsumatorët. Banka është e detyruar t‘ju japë adresat. Mund të ngreni gjithashtu një padi në gjykatë.

Sa kushton një llogari bazë?

Ligji përcakton që llogaria bazë nuk duhet të jetë më e shtrenjtë se një llogari e krahasueshme në të njëjtën bankë.

A mund të ndërpritet kontrata e llogarisë bazë nga bank

Kjo është e mundur vetëm në mënyrë të kufizuar, p.sh., nëse keni dhënë informacione të pasak- ta gjatë hapjes së llogarisë, nëse keni hapur një llogari tjetër, nëse keni mbitërhequr llogarinë ose nuk e përdorni llogarinë për 2 vjet. Anulimi duhet të bëhet me shkrim dhe të jetë i justifi- kuar; duhet të përmenden adresat e ankesave.

zurück zur Übersicht |Kthehu në përmbledhje

Wie hilfreich war dieser Beitrag?

Klicke auf die Sterne um zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl Bewertungen: 0

Bisher keine Bewertungen! Sei der Erste, der diesen Beitrag bewertet.