Pensioni ushqimor është një temë e ndërlikuar. Kjo fletë informacioni mund të japë vetëm një përmbledhje të përgjithshme.
1. Kur duhet të paguhet pensioni ushqimor?
Pensioni ushqimor duhet të paguhet kur plotësohen kushtet 1, 2 dhe 3.
Kushti 1
Personi që kërkon pension ushqimor duhet të jetë në nevojë. Në nevojë është një person që nuk ka të ardhura të mjaftueshme dhe as ndonjë pasuri të madhe. Kufijtë janë të ndryshëm dhe varen nga lloji i pensionit ushqimor, për shembull pensioni ushqimor për fëmijë ose pensioni ushqimor për të rritur.
Kushti 2
Personi që duhet të paguajë pensionin ushqimor duhet të jetë i aftë të paguajë. I aftë të paguajë është ai që ka të ardhura të mjaftueshme. Edhe këtu kufijtë janë të ndryshëm dhe varen nga lloji i pensionit ushqimor.
Kushti 3
Detyrimi për pension ushqimor është i përcaktuar në ligje. Vetëm brenda këtyre ligjeve mund të kërkohet pensioni ushqimor i cili më pas duhet të paguhet.
2. Kush duhet të paguajë pension ushqimor? Kush merr pension ushqimor?
Detyrimet e pensionit ushqimor janë të përcaktuara ligjërisht si më poshtë:
Ushqimi për fëmijë të mitur (nën 18 vjeç): Kush jeton me fëmijën e tij, paguan qiranë dhe shpenzimet e përditshme dhe paguan kështu „pensionin ushqimor natyror“. Kush nuk jeton me fëmijën e tij, duhet të paguajë ushqimin në para! Shuma e pensionit ushqimor varet nga të ardhurat personale dhe numri i fëmijëve. Ajo përcaktohet nga një gjykatë ose nga zyra për të rinjtë (Jugendamt). Kush ka fëmijë të mitur, ka një detyrim të rritur për penionin ushqimor.
E rëndësishme: Detyrimi i rritur për pensionin ushqimor është gjithashtu për fëmijët beqar deri në moshën 21 vjeç që janë ende në shkollë dhe jetojnë në shtëpinë e një prindi. Kjo do të thotë: personi që duhet të paguajë pensionin ushqimor duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar mjaftueshëm. Të ardhurat duhet të përdoren deri në minimumin ekzistencial në rast nevoje. Duhet të punohen orë të tepërta, të merret një punë shtesë ose të shpenzohet pasuria e vet. Kush është i papunë, duhet të kërkojë punë intensivisht dhe ta dokumentojë këtë! Kush nuk e bën këtë, kryen një vepër penale (= shkelje e detyrimit të pensionit ushqimor). Kjo mund të çojë në kallëzim penal dhe dënim.
Kujdes: Pensioni ushqimor i fëmijës duhet t´i paguhet personit ku jeton fëmija. Shpeshherë ky person është nëna e fëmijës. Të ardhurat e saj nuk kanë rëndësi për pagesën e pensionit ushqimor. Kjo vlen gjithashtu edhe pas ndarjes.
Detyrimet e tjera për pensionin ushqimor: Detyrimet e tjera për pensionin ushqimor nuk janë rritur. Për sa i përket të ardhurave nga të cilat duhet të paguhet pensioni ushqimor dhe nëse duhet të përdoret pasuria, ka kufij të ndryshëm.
Pension ushqimor për bashkëshortët e ndarë dhe të divorcuar: Pas ndarjes dhe gjithashtu pas një divorci shpeshherë ka ende një detyrim për pension ushqimor. Kjo ndodh kur të kur të ardhurat e dy palëve kanë dallim. Personi me të ardhura më të larta duhet të paguajë një pjesë e të ardhurave të tij si pension ushqimor. Sa gjatë duhet të paguhet pensioni ushqimor, varet nga sa ka zgjatur martesa. Në parim, çdo person i divorcuar duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar të ardhura të mjaftueshme për të jetuar pa pension ushqimor. Megjithatë, mund të ndodhë që kjo nuk është e mundur ose është e kufizuar (p.sh. për shkak të moshës, sëmundjeve, edukimit të fëmijëve të përbashkët, kujdesit për një fëmijë të rritur invalid). Atëherë, duhet të vazhdohet të paguhet pensioni ushqimor.
Kujdes: Kjo vlen natyrisht edhe për martesat e të njëjtit seks!
Pensioni ushqimor për nënën ose babain e fëmijës së përbashkët: Nëse prindërit e një fëmije nuk janë të martuar dhe as nuk jetojnë së bashku, prindi ku jeton fëmija ka të drejtë për pension ushqimor (për shkak të kujdesit për fëmijën). Pensioni ushqimor duhet të paguhet vetëm nëse prindi ku jeton fëmija nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Të drejtat për pension ushqimor përfundojnë zakonisht me ditën e 3-të të lindjes së fëmijës. Vetëm nëse është e nevojshme një kujdes intensiv për fëmijën, duhet të paguhet më gjatë (p.sh. për fëmijët që kanë nevojë për kujdes të veçantë shëndetsor).
Pensioni ushqimor për prindërit: Kur prindërit janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdes, fëmijët janë të detyruar të paguajnë pension ushqimor. Megjithatë: Nga të ardhurat vjetore, disa detyrime për pagesë zbriten, p.sh. pagesat e ushqimit për fëmijët. Nëse mbeten të paktën 100.000 € të papërdorura, duhet të paguhet pension ushqimor.
Detyrime të tjera për pension ushqimor: Teorikisht, edhe gjyshërit janë të detyruar të paguajnë penion ushqimor për nipat e mbesat dhe anasjelltas. Në praktikë, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme: Nuk ka detyrim për pension ushqimor midis vëllezërve dhe motrave!
Disa detyrime të njëkohëshme për pension ushqimor: Nëse ekzistojnë disa detyrime të njëkohëshme për penion ushqimor, së pari duhet të përmbushen detyrimet më të rëndësishme. Ligji përcakton një renditje (= rangje) për këtë. Së pari duhet të paguhet ushqimi në rangun I. Vetëm nëse mbeten ende para, paguhet pension ushqimor në rangun e ardhshëm ose në rangjet e tjera.
- Rangu I: Fëmijët e mitur beqar dhe fëmijët deri në moshën 21 vjeçare që janë në shkollë dhe jetojnë me një prind.
- Rangu II: Të gjithë prindërit që kujdesen për fëmijët, si dhe bashkëshortët dhe bashkëshortët e divorcuar në një martesë të gjatë.
- Rangu III: Bashkëshortët dhe bashkëshortët e divorcuar që nuk janë në rangun 2.
- Rangu IV: Fëmijët që nuk janë në rangun I. (pra, p.sh. fëmijët në studime ose shkollë) Rangu V: Nipërit dhe mbesat dhe pasardhësit e tjerë
- Rangu V: Nipërit dhe mbesat dhe pasardhësit e tjerë
- Rangu VI: Prindërit
Nëse nuk ka mjaftueshëm para për të përmbushur të gjitha detyrimet e pensionit ushqimior në të njëjtin rang, shuma e parave ndahet (i ashtuquajtur rasti i mungesës).
3. Kush vendos se sa pension ushqimor duhet të paguhet?
Në parim, gjithmonë mund të arrihet një marrëveshje vullnetare!
Nëse kjo nuk është e mundur, pensioni ushqimor përcaktohet nga një gjykatë ose nga zyra për të rinjtë (pension ushqimor për fëmijë) ose nga zyra për çështje sociale (pension ushqimor për prindërit). Nëse personi që ka të drejtë për pension ushqimor merr ndihmë qytetari (Bürgergeld), qendra e punës (Jobcenter) merr përsipër kërkesën për pension ushqimor dhe kërkon pension ushqimor nga ai që është i detyruar ta paguajë.
4. Sa pension ushqimor duhet të paguhet?
Shuma e pensionit ushqimor duhet të përcaktohet individualisht. Megjithatë, shpesh ajo përcaktohet nga „Tabela e Düsseldorf´it“: www.olg-duesseldorf.nrw.de/infos/Duesseldorfer_Tabelle
5. A mund të rritet ose të ulet shuma e pensionit ushqimor?
Kush duhet të paguajë penionin ushqimor, është i detyruar të raportojë të ardhurat e tij nëse i kërkohen. Nëse të ardhurat janë rritur ndjeshëm, mund të kërkohet një penision ushqimor më i lartë. Nëse personi që paguan penion ushqimor fiton më pak (për të paktën 6 muaj) pa fajin e tij ose nëse i shtohen detyrime të tjera për ushqim, mund të ulet shuma e penionit ushqimor.
Kujdes: Kush duhet të paguajë pension ushqimor duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta paguar atë. Nëse, për shembull, ngel pa punë, duhet të kërkosh intensivisht një vend të ri pune. Gjithashtu kërkimi për punë duhet të dokumentohet.
Nëse duhet të ndryshohet shuma e pensionit ushqimor, është gjithmonë bën sens të kontaktohet dhe të arrihet një marrëveshje vullnetarisht. Nëse kjo nuk është e mundur, shuma e pensionit ushqimor duhet të ndryshohet atje ku është përcaktuar (shiko pikën 3). Është e nevojshme të angazhohet një zyrë avokatie e specializuar (e drejtësisë familjare). Në rastin që të ardhurat janë të ulëta, mund të aplikohet për ndihmë për këshilla dhe ndihmë për shpenzimet e avokatit dhe gjykatës në gjykatën e qarkut në vendbanim.
6. Çfarë ndodh nëse nuk paguhet pensioni ushqimor?
Nëse pension ushqimor i caktuar nuk paguhet, pagesa mund të detyrohet përmes një konfiskimi. Gjykata përcakton se sa do të mbetet për personin e detyruar të paguajë. Atëherë do të paguhet vetëm kjo shumë (zakonisht shumë e ulët), ndërsa pjesa tjetër do të konfiskohet. Në këtë rast, është e dobishme të kërkohet ndihmë në një qendër këshillimi për borxhe ose në një zyrë avokatie të specializuar.