Energjia dhe qiraja kanë përparësi në planifikimin e buxhetit familjar! Edhe nëse zyrat e inkasos ushtrojnë presion, është më e rëndësishme të paguani energjinë elektrike dhe gazin sesa të shlyeni borxhet e tjera. Borxhet e energjisë rrezikojnë ekzistencën tuaj, pasi mund të përballeni me ndërprerje të furnizimit dhe ndërprerjen e kontratës! Sigurohuni që energjia dhe qiraja të paguhen rregullisht dhe paraprakisht.
Vendosni një urdhër pagesë pa afat në bankën tuaj ose kërkoni që pagesa për energjinë të transferohet direkt nga qendra e punës (Jobcenter) ose zyra e shërbimeve sociale në llogarinë e ofruesit tuaj të energjisë.
Kur rrezikohet ndërprerja e furnizimit?
Në rast të vonesës të pagesës, kompania juaj e furnizimit me energji (EVU) nuk mund të ndërpresë furnizimin nga sot nesër, por duhet të plotësohen këto kushte për ndërprerje:
- Paralajmërim: EVU-ja duhet të ketë paralajmëruar për vonesën e pagesës.
- EVU-ja duhet t‘ju informojë për ndihmat publike, ofertat e këshillimit për energji dhe sistemet e paradhënies.
- Ju duhet të keni një „marrëveshje për shmangie“, që ju jep mundësinë të shlyeni borxhin në 6 deri në 18 këste mujore pa interes; për borxhe mbi 300 €, në 12 deri në 24 këste.
- EVU-ja duhet të theksojë se ndërprerja mund të jetë e paarsyeshme (shiko më poshtë).
- Kërcënim për ndërprerje: Furnizimi duhet t‘ju paralajmërohet. Kjo mund të jetë në mënyrë joformale dhe shpesh ndodh me paralajmërimin për vonesën.
- Afati i fundit prej 4 javësh: Pas marrjes së kërcënimit për ndërprerje, furnizimi mund të ndërpritet më së paku 4 javë më vonë.
- Kërcënim për ndërprerje: Fillimi i ndërprerjes duhet të njoftohet së paku 8 ditë pune përpara.
- Nëse mund të dëshmoni se si do të shlyeni borxhin, furnizimi nuk mund të ndërpritet.
- Borxhi duhet të jetë dyfishi i pagesës mujore dhe të paktën 100 €.
Si mund të shmangni ndërprerjen e kërcënuar?
Bëni një marrëveshje për shtyrje ose këste! Nëse e kuptoni që nuk mund t´i paguani këstet mujore ose bilancin e mbetur të faturës vjetore në kohë, kontaktoni menjëherë furnizuesin tuaj. Shpjegoni arsyet e vështirësive tuaja të përkohshme financiare. Shumë furnizues tregojnë mirëkuptim dhe pranojnë pagesën me këste për faturën vjetore. Borxhet nga viti i kaluar duhet të shlyhen më së paku deri në faturën tjetër vjetore.
Mundësisht, mund të bëni një pagesë të vetme nga të hollat e pushimit (Urlaubsgeld), paratë e Krishtlindjes (Weihnachtsgeld) ose nga kthimi i taksave vjetore.
Shpjegoni pasojat e rënda të ndërprerjes!
Furnizimi me energji elektrike ose me gaz nuk mund të ndërpritet nëse pasojat e ndërprerjes janë shumë të rënda. Në thelb, EVU-ja duhet ta marrë këtë në konsideratë vetvetiu, por ju duhet t‘ i njoftoni menjëherë për pasojat e parashikueshme të rënda.
Furnizimi për fëmijët e vegjël, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara ose të moshuarit është në rrezik; dëmtimet shëndetësore janë në rrezik për shkak të mungesës së ngrohjes, dializës në shtëpi, ndihmës me frymëmarrje; ekzistenca juaj është në rrezik (p.sh., në rast të punës nga shtëpia, punimi i diplomës).
Por: Edhe nëse ekzistojnë këto arsye, pagesa mujore e këstit duhet të bëhet në të ardhmen, përndryshe ndërprerja e furnizimit është e pashmangshme!
Dëshmoni se si do të paguani në të ardhmen!
Ndërprerja e furnizimit është gjithashtu e ndaluar nëse ju si klient shpjegoni bindshëm se të gjitha borxhet do të paguhen. Për këtë, kontaktoni menjëherë me administratën sociale të qytetit ose komunës tuaj dhe kërkoni që borxhet e energjisë të merren përsipër si hua. Baza ligjore është § 36 SGB XII, e cila ka për qëllim parandalimin e humbjes së banesës. Ndërprerja e furnizimit me energji njihet si një „gjendje e jashtëzakonshme“.
Nëse merrni ndihmë për qytetarë (Bürgergeld), informoni qendrën e punës për ndërprerjen e kërcënuar të energjisë. Kërkoni që qendra të marrë përsipër borxhet si hua. Baza ligjore gjendet në § 22 paragrafi 8 Kodi Social II. Për kthimin e huasë, do të mbahen 5 % nga pagesa juaj mujore e ndihës për qytetarë që mirni (§ 42a paragrafi 2 Kodi Social II).
Zyra do të shqyrtojë nëse po kërcënohet një gjendje e jashtëzakonshme (p.sh., fëmijë të vegjël, banesë pa ngrohje në dimër) dhe cilat janë arsyet e borxheve të energjisë.
Kujdes: Dërgoni një kopje të kërkesës suaj për marrjen përsipër të borxheve të energjisë tek EVU-ja!
Kur duhet të rifillojë furnizimi?
Furnizimi me energji duhet të rifillojë menjëherë pas shlyerjes së borxhit. Megjithatë, ju duhet të paguani një tarifë për ndërprerjen dhe për rifillimin e furnizimit. EVU-ja gjithashtu mund të kërkojë një depozitë sigurie (garanci).
Si alternativë, furnizimi me paradhënie me anë të një matësi parapagimi (i quajtur sistemi elektronik i parapagimit) mund të jetë një zgjidhje.
Ndryshimi i furnizuesit si një rrugëdalje?
Nëse nuk mund t´i paguani borxhet dhe nuk arrini që zyra të marrë përsipër borxhet, një kontratë e re furnizimi mund të jetë një zgjidhje. Për furnizuesin e ri, duhet të lidheni përsëri me rrjetin elektrik.
Megjithatë, shumë furnizues kërkojnë një raport pozitiv të kreditit (SCHUFA) për të lidhur kontratën. Gjithashtu, mund të zgjati më shumë se një muaj kalendarik për të filluar furnizimin me faturë nga EVU-ja e re.
Kujdes: Ndërrimi i furnizuesit mund të jetë një zgjidhje në disa raste. Por nëse nuk paguani as faturën e furnizuesit të ri, mund të përballeni me akuza për mashtrim!